Në zbatim të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, VKM Nr. 531, datë 7.9.2023 “Për krijimin e shoqerisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a, për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësise”, pika 18 gërma (ç), “ OBP sh.a., në kuadër të unifikimit dhe standartizimit të specifikimeve teknike dhe hartimit të katalogut të objektit të prokurimit “ Blerje materialesh të buta dhe veshmbathje”, kërkon një ekspert: në fushën e Inxhinierisë Tekstile dhe Modë.
Eksperti duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:
1.Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën e Inxhinieri Tekstile dhe Modë;
2.Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune (eksperiencat e ngjashme përbëjnë avantazh).
3.E preferueshme të ketë çertifikime pasuniversitare në fushën e inxhinierisë tekstile;
Kandidati duhet të paraqesë dokumetacionin brenda datës 27.08.2024 në Operatori i Blerjeve të Përqendruara në adresën: Operatori i Blerjeve të Përqendruara, Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr.6/337, (në krah të Gjykatës së Lartë), Tiranë , ose në adresën: [email protected] këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrim i përditësuar (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);