📢 Leksion i Hapur në Fakultetin e Ekonomisë mbi Prokurimet Publike.
Prokurimet publike tashmë diskutohen edhe në auditoret e universiteteve. Me ftesë të Dekanatit të Fakultetit të Ekonomisë, u mbajt sot një aktivitet i rëndësishëm akademik – leksion i hapur mbi Prokurimet Publike, dhe rolin strategjik të OBP-së.
🔹 Ligjëruesi i ftuar: Arlinda Pogaj, Administratore e OBP-së, me një eksperiencë të gjatë në fushën e prokurimeve publike, ndau njohuri të vlefshme mbi:
• Kornizat ligjore dhe rregulloret për prokurimet publike;
• Praktikat më të mira për transparencë dhe efikasitet;
• Sfidat dhe risitë në këtë fushë;
• Rolin e teknologjisë në proceset e prokurimit.
🔹 Pjesëmarrja aktive: Studentët morën pjesë në këtë sesion ndërveprues, duke ngritur pyetje dhe ndarë përvoja. Diskutimet theksuan rëndësinë e zbatimit të parimeve të integritetit dhe transparencës.
🤝Falënderojmë të gjithë ata që morën pjesë dhe kontribuan në suksesin e këtij leksioni!