NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK

Operatori i Blerjeve të Përqendruara sh.a., në cilësinë e Organit Qendror Blerës, kryen veprimtarinë e tij në zbatim të VKM-së nr. 531 datë 07.09.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë”.

Sa më sipër, ju njoftojmë se referuar objektit të prokurimit: “Blerje tonerash”, është kryer unifikimi i specifikimeve teknike për vitin 2024. Duke qenë se OBP është në fazën e miratimit të katalogut përfundimtar, nisur nga natyra specifike, si dhe me qëllim gjithëpërfshirjen, ftojmë Operatorët Ekonomik të interesuar në konsultimin mbi këtë draf-katalog, për të diskutuar dhe për të
dhënë mendime/sugjerime.

 

Konsultimi do të zhvillohet në datë 24.07.2024 ora 12:00, pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme.

Bashkëlidhur, do të gjeni draft-katalogun me zërat e artikujve dhe specifikimet teknike.

Ju lutemi konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në: info@obp.al deri më 22.07.2024

 

Draft – Katalogun mund ta akesesoni më poshtë: