NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE SPECIALIST MARKETINGU

Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të VKM-së nr. 531 datë 07.09.2023 “Per krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Perqëndruara” Sh.a për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë“, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist Marketingu në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse

Specialisti i marketingut është përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e strategjive dhe fushatave të marketingut për të mbështetur arritjen e objektivave të shoqërisë.

Detyrat kryesore të pozicionit të punës konsistojnë si më poshtë:

  • Ndjek dhe menaxhon prezencën e shoqërisë në platformat e mediave sociale, ku përfshihen hartimi i postimeve të rregullta. Ai përgjigjet ndaj pyetjeve dhe komenteve të ndjekësve, si dhe hartimin e strategjive për të rritur angazhimin dhe ndikimin në mediat sociale të OBP-së.
  • Monitoron reputacionin dhe perceptimin e Shoqërisë në publik. Ndjek raportet në mediat sociale, dhe feedback-un e publikut për të identifikuar çdo çështje potenciale dhe për të zhvilluar strategji për ato.
  • Përpilon strategji marketingu për rritjen e performancës tregtare të Shoqërisë.

KRITERE TË PËRGJITHSHME:

  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;

KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në marketing, shkenca komunikimi, arte, shkenca sociale dhe të ngjashme me këto.
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose Master Profesional;
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune në fushën e marketingut;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup;
  • Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office si dhe Web browser.

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin përmes postës brenda datës 13.09.2024 në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr 6/337,(në krah të Gjykatës së Lartë):

  • Kërkesë për aplikim ku të shprehet qartë pozicioni për të cilin aplikohet;
  • Jetëshkrimi i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike,etj. ( CV )
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës;
  • Fotokopje të librezës së punës ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) ;
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
  • Vërtetimin e aftësisë për punë.

Dokumentacioni do të administrohet në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.