Në zbatim të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik” të ndryshuar, VKM Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, VKM Nr. 531, datë 7.9.2023 “Për krijimin e shoqerisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a, për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësise” të ndryshuar, pika 18 gërma (c), “ OBP sh.a., në kuadër të zhvillimit të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje disa artikuj për uniformë veshmbathje të Forcave të Armatosura”, kërkon dy ekspertë: në fushën e Inxhinierisë Tekstile dhe Modë.
-Një ekspert të Inxhinierisë Tekstile dhe Modë si anëtar i Njësisë së Prokurimit.
-Një ekspert të Inxhinierisë Tekstile dhe Modë si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Detyrat që do të ushtrojë secili prej eksperteve, sipas pozicioneve që do të aplikojnë, janë të përcaktuara në VKM Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar.
Eksperti duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:
1.Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën e Inxhinieri Tekstile dhe Modë;
2.Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune (eksperiencat e ngjashme përbëjnë avantazh);
3. E preferueshme të ketë çertifikime pasuniversitare në fushën e inxhinierisë tekstile;
Kandidati duhet të paraqesë dokumetacionin brenda datës 06.01.2025 pranë Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” Godina Nr.6/337, (në krah të Gjykatës së Lartë),Tiranë , ose në adresën: info@obp.al këto dokumente:
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrim i përditësuar (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Çertifikime pasuniversitare në fushën e inxhinierisë tekstile në rast se ka të tilla;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);