Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi sot siparin e ofrimit të konsulencës në fushën e prokurimit publik. Në aktivitetin e përqendruar kryesisht në saktësimin e dokumentave të procedurave prokuruese morën pjesë punonjës të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ekipet e angazhuara në proceset e prokurimit, nevojitet të shtojnë njohuritë në mënyrë të thelluar dhe të vazhduar, për të siguruar transparencë dhe efikasitet maksimal gjatë kryerjes së procedurave.
Konsulenca për autoritetet publike do të jetë një shërbim i OBP, krahas kryerjes së procedurave të prokurimt, që do të ofrohet në vazhdën e aktivitetit operativ.
Në vijim: foto ilustruese të aktivitetit.