Ekipi i UNOPS ka nisur këtë javë asistencën teknike për stafin e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.
Ekspertët e nivelit të lartë në fushën e prokurimit publik, kanë nisur fillimisht analizën e thelluar të kuadrit ligjor në fuqi për funksionimin dhe përmirësimin e performancës së organit qendror blerës.
Nga ana e Administratores së OBP, Znj. Pogaj u theksua rëndësia e ekpertizës së vyer të UNOPS në fushën e prokurimeve si dhe shprehu gadishmërinë për bashkëpunime të tjera në të ardhmen.
Nga ana e Drejtueses së UNOPS në Shqiperi Znj. Sabine Kania u shprehën konsiderata lidhur me performancën 4-mujore të OBP në disa drejtime te funksionimit të saj, ndërsa shprehu angazhimin për dhënien e asistencës së ekspertëve ndaj stafit të OBP në nivel të lartë dhe në perputhje me nevojat e paraqitura.