UNOPS vijon asistencën teknike për OBP

Ekspertët e kontraktuar nga UNOPS kanë përfunduar misionin e rradhës pranë zyrave të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara.

Punonjësit e OBP u njohën me organet qendrore blerëse evropiane lidhur me funksionimin e brendshëm, punën e ekspertëve të realizuar deri tani sa i përket përmirësimit të kuadrit ligjor ndërsa do vijojë puna lidhur me zbatimin e praktikave më mira europiane për unifikimin e standarteve/kritereve me qëllim rritjen e konkurencës në procedurat e prokurimit.

Drejtuesja e OBP Znj. Arlinda Pogaj shprehu mirënjohjen dhe falenderimin për asistencën e ekipit të ekspertëve të UNOPS, të cilët përmes rekomandimeve të caktuara kanë përmirësuar punë e stafit të OBP.