Zhvillohet konsultimi mbi standartizimet dhe unifikimet e specifikimeve teknike të objektit të prokurimit “Blerje tonerash”

“Operatori i Blerjeve të Përqendruara” ShA zhvilloi konsultimin publik të rradhës, në kuadër të procesit shumë të rëndësishëm të standartizimeve dhe unifikimeve të specifikimeve teknike të mallrave objekt prokurimi.

Sesioni konsultues konsistoi në diskutime teknike të operatoëve ekonomikë, mbi draf-katalogun e përgatitur për blerje tonerash, ku u morën në konsideratë sugjerimet konkrete, të cilat do të vihen në zbatim në përgatitjen e katalogut përfundimtar, me qëllim finalizimin e një materiali gjithëpërfshirës në ndihmë të të gjithë palëve të interesuara në zhvillimin e prokurimeve publike.

Procesi i unifikimit të specifikimeve teknike dhe cmimeve të mallrave objekt prokurimi të OBP-së ka rezultuar të jetë eficent dhe efikas për autoritetet publike, pasi katalogjet e miratuara për “Blerje orendish dhe pajisje për mobilim” dhe “Blerje kancelarish” janë përdorur në masë të gjerë nga autoritetet, duke reduktuar kohën e kryerjes së një procedure prokurimi dhe kursyer fonde të buxhetit të shtetit.