Me angazhimin dhe bashkëpunimin e ekspertëve të fushës, institucioneve publike dhe operatorëve ekonomikë, u finalizua procesi i përgatitjes së Katalogut të Ushqimeve, një dokument që përfaqëson më shumë se thjesht një listë specifikimesh teknike. Ky katalog është një angazhim konkret për të siguruar cilësi dhe siguri ushqimore për ata që kanë më shumë nevojë për kujdesin tonë të veçantë. Përmes këtij Katalogu, garantohen produkte ushqimore për: fëmijët e Shtëpisë së Foshnjës, Shtëpisë së Fëmijëve, nxënësit me aftësi të kufizuara, azilkërkuesit, pacientët e spitaleve në të gjithë vendin etj.
Stafi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara është i angazhuar për të prokuruar me standarde të larta dhe cilësi të qëndrueshme. Siguria dhe mirëqenia e përfituesve të prokurimeve që zhvillohen nga OBP janë një përgjegjësi e përbashkët. Në këtë kuadër Katalogu i Ushqimeve do të shërbejë si një mjet për t’a përmbushur këtë detyrë me përkushtim dhe përpikëri.
Falënderojmë të gjithë palët që u angazhuan dhe kontribuan në këtë proces.
![WhatsApp Image 2024-12-20 at 10.03.19](https://obp.al/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Image-2024-12-20-at-10.03.19-768x512.jpeg)
![WhatsApp Image 2024-12-20 at 10.05.19 (1)](https://obp.al/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Image-2024-12-20-at-10.05.19-1-1-768x511.jpeg)
![WhatsApp Image 2024-12-20 at 10.05.56](https://obp.al/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Image-2024-12-20-at-10.05.56-768x512.jpeg)
![WhatsApp Image 2024-12-20 at 10.02.37](https://obp.al/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Image-2024-12-20-at-10.02.37-768x512.jpeg)
![WhatsApp Image 2024-12-20 at 10.04.17](https://obp.al/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Image-2024-12-20-at-10.04.17-768x494.jpeg)
![WhatsApp Image 2024-12-20 at 10.03.55](https://obp.al/wp-content/uploads/2024/12/WhatsApp-Image-2024-12-20-at-10.03.55-768x512.jpeg)