“Kursi për ligjin e prokurimit publik evropian” shërbeu që pjesëmarrësit të thellojnë njohuritë mbi parimet dhe kuadrin ligjor evropian të prokurimit publik, kriteret e përzgjedhjes dhe vlerësimit, procedurat e prokurimit, koncesionet, format e ankimit, prokurimin strategjik dhe praktikën gjyqësore përkatëse.
Një pjesë e rëndësishme e programit ishte vizita në Gjykatën e Drejtësisë të Bashkimit Evropian në Luksemburg, e cila krijoi mundësinë për t’u njohur më nga afër me rolin e saj në interpretimin dhe zbatimin e së drejtës.
Kjo përvojë kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale të stafit të OBP-së dhe në përafrimin e mëtejshëm të praktikave të prokurimit publik me standardet evropiane.






