Me sukses kemi përmbyllur deri tani trajnimet e dedikuara për përdorimin e platformës “prokurimet.obp.al” në Lezhë, Shkodër, Kukës dhe Gjirokastër, duke sjellë OBP-në më pranë autoriteteve kontraktore në qarqe.
Gjatë takimeve, pjesëmarrësit u njohën me funksionalitetet e platformës dhe hapat praktikë për krijimin dhe administrimin e kërkesave për prokurim, ngarkimin e dokumentacionit, dërgimin elektronik të kërkesave dhe ndjekjen në kohë reale të statusit të tyre.
Përmes demonstrimeve praktike, diskutimeve dhe shkëmbimit të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e institucioneve, synojmë të lehtësojmë përdorimin e platformës dhe të mbështesim një proces prokurimi më efikas, të standardizuar dhe transparent.
Rrugëtimi vazhdon! Në ditët në vijim, cikli i trajnimeve do të shtrihet edhe për qarqe të tjera të vendit, duke vijuar angazhimin tonë për të qenë pranë institucioneve në çdo hap të procesit.



