Finalizohet me sukses trajnimi 2 ditor i mbështetur nga programi “Knowledge for Reform Action”

Përfundon me sukses trajnimi 2-ditor që u organizua për stafin e OBP-së dhe APP-së, mbështetur nga programi “Knowledge for Reform Action” financuar nga Fondi Norvegjez, implementuar nga UNOPS.

Kjo mundësi e shkëlqyer për rritjen e kapaciteteve të OBP vjen si mbështetje e UNOPS, me qëllim ndikimin pozitiv në komunitet përmes prokurimit të qendrueshëm.
💡Në këtë trajnim u diskutuan praktikat më të mira të prokurimit të qëndrueshëm.

Axhenda përfshiu sesione interaktive dhe diskutime të strukturuara si më poshtë:

-Ushtrim praktik mbi prokurimin: Fokusi  ishte prokurimi dhe diskutimi përmbledhës mbi këtë fazë.

-Seanca për Prokurimin e Qëndrueshëm: U përqendrua te fushat tematike që lidhen me prokurimin e qëndrueshëm.

-Ushtrim praktik mbi dhënien e kontratave : Aktivitet praktik dhe diskutim përmbledhës mbi fazën e dhënies së kontratës.

-Praktikat më të mira dhe hapat e ardhshëm: U diskutua për përvojat më të mira dhe strategjitë për të ecur përpara në lidhje me prokurimin.

🤝Trajnimi 2-ditor u përshëndet nga Drejtuesja e UNOPS Albania Znj. Sabina Kania, Drejtoresha e Agjencisë së Prokurimit Publik Znj. Reida Kashta dhe Administratorja e OBP-se, Znj.Arlinda Pogaj.