Operatorii Blerjeve të Përqendruara
Shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, krijuar nga Këshilli i Ministrave
Shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, krijuar nga Këshilli i Ministrave
Operatori i Blerjeve të Përqendruara është një shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, krijuar nga Këshilli i Ministrave me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 7.9.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sha, për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”. Misioni i Shoqërisë është ofrimi i shërbimeve të prokurimeve për autoritetet/entet kontraktore, në përputhje me kërkesat e legjislacionit përkatës në fuqi. Shoqëria aksionare organizohet dhe funksionon, në përputhje me dispozitat e ligjit nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar. Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të 100% të aksioneve të shoqërisë aksionare, është ministria përgjegjëse për ekonominë. Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionin ka themeluar dhe regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit Shoqërinë “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a në datë 1 Mars 2024, me NIPT M41501042N.
Përgatitja dhe zhvillimi i procedurave të prokurimit.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara zhvillon procedura prokurimi për institucione të ndryshme, duke siguruar efikasitet dhe transparencë.
Operatori i Blerjeve të Përqendruara ofron shërbime konsulence për prokurimet publike, duke garantuar profesionalizëm në proceset dhe e hapat e lidhura me procedurat e prokurimit.
“Operatori i Blerjeve të Përqendruara”, Rruga “Reshit Çollaku” , Godina Nr.6/337, Tiranë (në krah të Gjykatës së Lartë).