Politikat e privatësisë

“Operatori i Blerjeve të Përqëndruara” SH.A., me seli në Rruga “Reshit Collaku”, Godina Nr.6/337, Tiranë (në krah të Gjykatës së Lartë), (më poshtë referuar si, “OBP” ose “Kontrolluesi i të dhënave”), si kontrollues i të dhënave, do të përpunojë të dhënat tuaja personale – të ofruara përmes faqes www.obp.al (më poshtë referuar si “faqja web”) – në përputhje me dispozitat e ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale dhe me Politikat e Privatësisë.

Qëllimi dhe metoda e përpunimit

Kontrolluesi do të përpunojë të dhënat tuaja personale, veçanërisht të dhënat e kontaktit ose të dhënat e lundrimit (“Të dhënat personale”), të deklaruara nga ju ose të marra në mënyrë të ligjshme nga kontrolluesi, siç përshkruhet më poshtë:

Të dhënat e kontaktit: emri, mbiemri, adresa e postës elektronike, numri i telefonit, përmbajtja e mesazhit që na dërgoni dhe të dhëna të tjera personale që mund të keni dhënë gjatë komunikimit tuaj me ne. Ne do t’i përpunojmë këto të dhëna personale nëse na bëni pyetje, kërkoni informacion nga ne ose na dërgoni komunikime të llojeve të ndryshme.

Përpunimi i këtyre të dhënave personale është i nevojshëm për qëllimin e përgjigjes ndaj komunikimeve të marra ose kërkesave të bëra nga ju. Vënia në dispozicion i të dhënave të mëtejshme personale është fakultativ.

Të dhënat e shfletimit:

Të dhënat që sigurohen nga përdorimi i “cookies” kur vizitoni faqen e “OBP” përdoren vetëm për qëllime statistikore e studimore dhe bëjnë të mundur vetëm identifikimin e informacionit të mëposhtëm:

Adresa IP e përdoruesit;
Koha dhe data e përdorimit të faqes;
Informacione personale të përdoruesit si ID, emri , adresa e email-it ose/ dhe numri i telefonit ruhen përkohësisht dhe vetëm në rastin kur përdoruesi i ka vendosur vetë këto të dhëna.

Qëllimi i përpunimit dhe baza ligjore

“OBP” do të përpunojë të dhënat tuaja personale për arritjen e qëllimeve specifike dhe vetëm kur ekziston një bazë e përshtatshme ligjore e parashikuar nga ligji në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Në mënyrë të veçantë, “OBP” do të përpunojë të dhënat tuaja personale vetëm kur plotësohen një ose më shumë nga kushtet e mëposhtme:

  1. pëlqimin e lirë, specifik, të informuar, të qartë dhe të shprehur për përpunimin,
  2. përmbushja e detyrimeve kontraktore në të cilën ju jeni palë, ose kryerjen e veprimeve me kërkesën tuaj;
  3. interesi legjitim i “OBP”;
  4.  një detyrim ligjor për të përpunuar të dhënat personale.

Sigurimi i të dhënave tuaja personale është i nevojshëm në të gjitha rastet kur përpunimi kryhet në bazë të një detyrimi ligjor ose në zbatim një kontrate ku ju jeni palë, ose kryerjen e veprimeve me kërkesën tuaj. Refuzimi juaj mund të nënkuptojë që “OBP” mund të mos jetë në gjendje të përmbushë qëllimin për të cilin janë mbledhur të dhënat tuaja personale.

“OBP” ruan konfidencialitetin e çdo informacioni në përputhje me aktet

përkatëse ligjore dhe nënligjore por pa cënuar zbatimin e detyrimeve që rrjedhin nga Ligji Nr.119/2014 “Për të drejtën e informimit”.

Periudha e ruajtjes së të dhënave personale

Të dhënat personale që përpunohen për qëllimet e sipërpërmendura do të ruhen në përputhje me parimet e proporcionalitetit dhe domosdoshmërisë dhe, në çdo rast, deri në arritjen e qëllimeve të përpunimit.

Të drejtat e subjektit të të dhënave

Në bazë të ligjit Nr. 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, i ndryshuar, në lidhje me të dhënat personale të ofruara, ju keni të drejtë të:

  1. aksesoni ato dhe kërkoni një kopje;
  2.  të kërkoni ndryshimin e të dhënave;
  3. të kërkoni fshirjen e të dhënave;
  4.  të kërkoni kufizimin e përpunimit e të dhënave;
  5. të kundërshtoni përpunimin e të dhënave;

Për të tërhequr pëlqimin tuaj dhe për të kundërshtuar përpunimin e të dhënave tuaja personale të kryera në bazë të interesit tuaj legjitim, për të ushtruar të drejtat tuaja, si dhe për informacione të mëtejshme në lidhje me të dhënat tuaja personale, ju mund të kontaktoni info@obp.al.

Ju gjithashtu keni të drejtë të paraqisni një ankesë pranë Komisionerit të së Drejtës së Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale. duke përdorur cilëndo nga metodat e mëposhtme që e gjykoni më të përshtatshme:

  1. nëpërmjet postës Shqiptare në adresën Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë;
  2. nëpërmjet postës elektronike në adresën: info@idp.al