OBP në kuadër të informimit periodik dhe transparencës publikon raportin 6-mujor, duke reflektuar përpjekjet tona të vazhdueshme për të rritur eficiencën, transparencën dhe mirëpërdorimin e fondeve publike. Në harkun kohor prej vetem 6 muajsh, janë realizuar me sukses një numër i madh procedurash prokurimi, që kanë rezultuar në:
✅ 1. Kursime të Ndjeshme – Përmes optimizimit të proceseve, aplikimit të strategjive të avancuara dhe zhvillimit të procedurave konkurrente kemi arritur të kursejmë një përqindje të konsiderueshme nga buxheti i shtetit. Një shifër që arrin në 9 milion euro kursim per vetëm 6 muaj pune, çka tregon për një menaxhim dhe përdorim të mirë të fondeve publike.
✅ 2. Rritja e Transparencës – Çdo proces ka qenë plotësisht transparent, i publikuar dhe në përputhje të plotë me ligjet dhe rregulloret në fuqi, duke siguruar akses dhe pjesëmarrje të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.
✅3. Përdorimi i Teknologjisë dhe Standardeve – Kemi adoptuar mjetet e fundit të teknologjisë dhe standardeve për mallra dhe shërbime, për të përmirësuar menaxhimin dhe ndjekjen e prokurimeve, duke ulur kohën e nevojshme për realizimin e tyre dhe duke lehtësuar raportimin. “AlbZone” është platforma digitale e konceptuar dhe ideuar nga punonjësit e OBP, e cila do të përdoret lehtësisht nga të gjithë institucionet publike.
✅ 4. Mundësimi i pjesëmarrjes – Në procedurat e zhvilluara nga OBP vihet re nje pjesëmarrje e konsiderueshme, çka nënkupton që kërkesat për kualifikim janë përpiluar në mënyrë që krahas marrjes së ofertave cilësore të mundësohet edhe një pjesëmarrje e gjerë dhe konkurrente.
✅ 5. Trajtimi i ankesave – E drejta e ankimimit është një ndër të drejtat themelore në procesin e prokurimit. Konstatohet se vendimmarrja e OBP lidhur me trajtimin dhe shqyrtimin e ankesave është ligjëruar deri në masen 90% nga vendimet përfundimtare të Komisionit të Prokurimit Publik. Koherenca në trajtimin e ankesave midis OBP-së dhe KPP-së, është një faktor determinant që tregon për një vendimmarrje të drejtë të institucionit tonë dhe konform legjislacionit në fuqi. Kjo vendimmarrje e drejtë i jep më shumë garanci dhe siguri institucioneve publike që evidentojnë nevojat e tyre dhe dërgojnë kërkesat për prokurim pranë OBP.
Kjo vendimmarrje e drejtë dhe e pakontestueshme nga KPP jep garanci jo vetem për të gjitha institucionet publike për paraqitjen e mëtejshme të kërkesave për prokurim por edhe per paraqitjen e kerkesave nga institucione që nuk e kanë detyrim ligjor për delegimin e procesit të prokurimit. Nëpërmjet këtyre arritjeve, organi qendror blerës ka dëshmuar edhe një herë rolin e tij të rëndësishëm në modernizimin e procesit të prokurimit publik, duke sjellë përfitime të prekshme për institucionet dhe për qytetarët.
OBP ka si qëllim të vazhdueshëm ngritjen e nivelit të performancës dhe aftësisë profesionale në shërbim të procesit dhe misionit që ka, transparencë, kursim fondesh publike, barazi dhe mos-diskriminim e operatorëve ekonomikë, eficencë, menaxhim i mirë i afatave kohore dhe shërbim maksimal ndaj institucioneve publike dhe gjithë palëve të tjera.