Njoftohen autoritetet kontraktore klientë të OBP dhe palë të tjera interesi, se kanë hyrë në fuqi disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 531, datë 7.9.2023 « Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sha, për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”.
Ndryshimet kryesore konsistojnë si më poshtë:
1. Shtimi i objekteve të reja të prokurimit si:
• Blerje automjetesh, autoveturash, ambulancash, mjetesh rrugore që përdoren për transport njerëzish, mjetesh rrugore që përdoren për transport mallrash, autobusësh, makinash teknologjike, makinash bujqësore dhe motomjetesh
• Përzgjedhja e subjekteve private me eksperiencë ndërkombëtare si ofrues shërbimi në fushën e prokurimeve, sipas parashikimeve të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik;
• Qira operacionale automjetesh;
• Blerje kamerash/sistemesh vëzhgimi dhe alarmi;
• Blerje dhe/ose mirëmbajtje ashensorësh;
• Blerje pajisjesh/pjesësh për burimin, ushqimin dhe energjinë (BUE);
• Ndërtime;
• Supervizime dhe kolaudime të punimeve që i përkasin procedurave të prokurimit, objekt të veprimtarisë së Operatorit të Blerjeve të Përqendruara;
• Blerje materialesh elektrike, hidraulike dhe ndërtimi;
• Mirëmbajtje e sistemeve/impianteve elektrike, hidraulike.
2. Saktësim i formatit të kërkesave për prokurim;
Autoritetet Kontraktore duhet të përpilojnë kërkesat për prokurim duke detajuar:
• përshkrimin/emërtesën e objektit të prokurimit
• vlerën e përllogaritur të kontratës (pa TVSH)
• sasinë e mallrave/shërbimeve si dhe grafikun e lëvrimit të mallrave/shërbimeve;
• specifikimet teknike
• preventivin/at e punimeve
3. Shqyrtimi dhe verifikimi i kërkesave për prokurim nga OBP
OBP shqyrton dhe verifikon dokumentacionin e paraqitur nga autoritetet kontraktuese për të siguruar përputhshmërinë me parashikimet ligjore dhe standardet e zbatueshme.
Nëse dokumentacioni nuk përputhet me kërkesat ligjore dhe teknike (përfshirë specifikimet teknike, termat e referencës dhe fondin limit), OBP kërkon nga autoriteti kontraktues që të korrigjojë dokumentet brenda 10 ditëve.
4. Standardizimi dhe unifikimi i specifikimeve dhe çmimeve
5. Shtimi i Shtojcës nr. 1 e cila detajon përshkrimin e të gjitha objekteve të prokurimit që kryen Operatori i Blerjeve të Përqendruara
Këto dispozita synojnë rritjen e efikasitetit dhe transparencës në procesin e prokurimit publik, duke siguruar që procedurat të jenë në përputhje me legjislacionin dhe të përmirësojnë menaxhimin e burimeve financiare shtetërore.
Për t’u njohur me ndryshimet e detajuara, klikoni më poshtë: