Operatori i Blerjeve të Përqendruara njofton të gjitha institucionet/entet shtetërore klientë të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (Kryeministria, ministritë, institucionet në varësi të Kryeministrit e të ministrave të linjës) se:
Bazuar në VKM nr. 531, datë 7.9.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sha, për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”, e ndryshuar, pika 13, autoritetet/entet kontraktore duhet t’i dërgojnë OBP sh.a., si organ qendror blerës, të dhënat teknike e sasiore dhe të dhëna për fondin përkatës për mallrat, shërbimet dhe punët përkatëse, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga detajimi/rialokimi i buxhetit”.