OBP hap siparin e takimeve rajonale me përfaqësuesit e institucioneve shtetërore

Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi sot në Lezhë siparin e takimeve rajonale mbi procedurat e prokurimit që kryen OBP për institucionet publike. 

Takimi konsistoi në trajtimin e tematikave të lidhura me zhvillimin e procedurave të prokurimit që kryen OBP për institucionet publike, sqarimin e përfaqësuesve të institucioneve mbi komunikimin me OBP, menyrat e përdorimit të katalogjeve të miratuara nga OBP, prezantimin e platformës AlbZone si dhe çdo çështje tjetër e lidhur me mbarëvajtjen e komunikimit me organin qendror blerës.