Përfaqësues të institucioneve në Tiranë: OBP ka plotësuar nevojat tona në kohë dhe me eficensë

Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka përmbyllur takimin rajonal 2-ditor me institucionet që ofrojnë shërbime për qytetarët në Tiranë, për procedurat e prokurimit që kryen organi qendror blerës.

Gjatë takimit, u diskutuan tematika të rëndësishme si: komunikimi mes institucioneve publike dhe OBP, mënyra e përdorimit të katalogjeve të mallrave të standardizuar, kryerja e pagesës së tarifës për kryerjen e procedurës së prokurimit. OBP prezantoi iniciativën inovative AlbZone, platforma e cila do ju vijë në ndihmë të gjithë institucioneve lidhur me dërgimin e kërkesave për prokurim për mallrat e standardizuara, me çmime të unifikuara.

Përfaqësuesit e institucioneve publike ndanë gjithashtu përshtypjet e tyre mbi shërbimet e ofruara nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, të cilët ndër të tjera theksuan shpejtësinë e kryerjes së procedurave të prokurimit dhe eficencën e tyre.

Administratorja e OBP, Znj. Arlinda Pogaj garantoi se prioritet i punës së stafit do të jetë gjithmonë kryerja e procedurave të prokurimit me qëllim plotësimin e nevojave të insitucioneve në kohë dhe me cilësi. Ajo shtoi se është e rëndësishme bashkëpunimi me institucionet në të gjitha etapat e ofrimit të shërbimeve të OBP, me qëllimin final përmirësimin e shërbimit të qytetarëve.

Pjesëmarrësit në takimin e realizuar nga OBP janë të angazhuar në institucione të tilla si: Shtëpitë Sociale të përkujdesit për fëmijët/ të moshuarit, Spitale, Drejtoria e Policisë, ministri të ndryshme, Komanda Mbështetëse (Ministria e Mbrojtjes), Garda, inspektoriate të ndryshme etj.