Vijojnë rritjet e kapaciteteve të ekipit të OBP

🤗 Në vijim të asistencës teknike së UNOPS, u zhvillua sot një workshop i dedikuar për stafin e OBP-së, me fokus në prokurimet publike dhe analizimin e rasteve studimore të praktikave më të mira Europiane sa i përket organeve qendrore blerëse.

Drejtuesja e UNOPS Albania Znj. Sabine Kania shprehu vlerësimet lidhur me rezultatet e arritura nga OBP që nga themelimi, ndërsa theksoi rëndësinë e veçantë të rritjes së mëtejshme të organit qendror blerës.

Administratorja e OBP Znj. Arlinda Pogaj shprehu mirënjohjen për përkushtimin dhe profesionalizmin e ekspertëve të UNOPS, të cilët kanë mundësuar fuqizimin e kapaciteteve tona. Misionet e ekspertëve pranë zyrave të OBP kanë sjellë përmirësim të aspekteve teknike të stafit, duke mundësuar ndërtimin e një baze solide për të përmbushur më mirë objektivat.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë raste konkrete, të përfitojnë udhëzime praktike dhe të angazhohen në seksione pyetje-pergjigje, që përmirësuan kështu njohuritë në fushën e prokurimeve.

🤝 Faleminderit UNOPS për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin gjatë fazës së rritjes së mëtejshme të OBP!