OBP forcon kapacitetet në prokurimin publik përmes trajnimit ndërkombëtar në Poloni

Stafi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara (OBP) mori pjesë në trajnimin ndërkombëtar me temë “Forcimi i Qeverisjes së Prokurimit Publik dhe Sigurisë së Infrastrukturës Kritike”, i organizuar në Varshavë, Poloni, më 28–29 janar 2026, me mbështetje të Ambasadës Amerikane.

Z. Erjon Shtylla dhe Z. Bexhet Deda shkëmbyen përvoja me përfaqësues dhe ekspertë ndërkombëtarë, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe përmirësimin e vazhdueshëm të standardeve të prokurimit publik.

✅ Angazhimi në iniciativa ndërkombëtare të këtij niveli kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e transparencës, eficiencës dhe sigurisë së procedurave të prokurimit publik.