Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, VKM-së nr. 531 datë 07.09.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Perqëndruara” Sh.a për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë” si dhe në zbatim të VKM-së nr. 504 datë 10.09.2025 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 531 datë 07.09.2025”, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Ekspert i Sigurisë së Informacionit
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:
Eksperti i Sigurisë së Informacionit është përgjegjës për monitorimin, zbatimin dhe përmirësimin e masave të sigurisë së informacionit në institucion, me qëllim garantimin e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së sistemeve, rrjeteve dhe të dhënave.
Detyrat kryesore të pozicionit të punës konsistojnë si më poshtë:
- Hartimin dhe zbatimin e politikave të sigurisë së informacionit të cilat konsistojnë në, përditësimin, monitorimin dhe zbatimin e politikave, procedurave dhe rregulloreve të sigurisë së informacionit si dhe siguron përputhshmërinë e praktikave të institucionit me kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse
- Menaxhimin e rrezikut në identifikimin, analizimin dhe vlerësimin e rreziqeve që lidhen me sistemet e informacionit dhe asetet digjitale të institucionit.
- Monitorimin e sigurisë kibernetike (mbikëqyren e rrjeteve, serverave dhe sistemet informatike për identifikimin e aktiviteteve të pazakonta ose të dyshimta).
- Mbrojtjen e të dhënave, sigurimin e konfidencialitetit, monitorimin e proceseve të (backup) dhe rikuperimit të të dhënave si dhe verifikimin, respektimin e kërkesave ligjore për mbrojtjen e të dhënave personale dhe informacionit.
KRITERE TË PËRGJITHSHME:
- Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në shkenca kompjuterike, si: informatikë, informatikë ekonomike, inxhinieri informatike ose fusha të ngjashme;
- Të ketë eksperiencë pune te pakten 3 (tre) vite në fushën e IT;
- Të ketë njohuri për monitorimin e sigurisë dhe sigurinë kibernetike;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup;
- Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office si dhe Web browser.
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin përmes postës brenda datës 02.07.2026 në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr 6/337,(në krah të Gjykatës së Lartë), këto dokumenta:
- Kërkesë për aplikim ku të shprehet qartë pozicioni për të cilin aplikohet;
- Jetëshkrimi i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike,etj. ( CV )
- Fotokopje e noterizuar e diplomës;
- Fotokopje të librezës së punës ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) ;
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
- Vërtetimin e aftësisë për punë.
Dokumentacioni do të administrohet në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.