Finalizohet procesi i përzgjedhjes së ekspertëve të jashtëm

📢Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka përfunduar procesin e vlerësimit dhe kualifikimit të ekspertëve të jashtëm dhe laboratorëve të akredituar, të cilët do të mbështesin OBP-në me ekspertizë të specializuar në fusha të ndryshme.

📄 Në këtë proces kanë paraqitur aplikimet e tyre 44 aplikantë nga fusha të ndryshme të ekspertizës, duke shprehur interes për t’u angazhuar si ekspertë të jashtëm pranë OBP-së.

👥 Listës së ekspertëve të kualifikuar i shtohen edhe ekspertët e vënë në dispozicion nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Bujqësor i Tiranës, duke zgjeruar më tej kapacitetet profesionale dhe teknike në dispozicion të OBP-së.

Gjithashtu janë kualifikuar 5 laboratorë të akredituar për bashkëpunime sipas nevojave të OBP-së.

👉 Shiko fushat e ekspertizës dhe numrin e ekspertëve sipas secilës fushë.

📩 Fituesit janë njoftuar nëpërmjet email-it.