Stafi i OBP-së ishte sot pjesë e një seminari produktiv mbështetur nga TAIEX, për praktikat më të mira të organeve qendrore blerëse në Itali, Finlandë dhe Austri.
📝 Gjatë këtij eventi, ekspertët nga BBG Austria, CONSIP dhe Hansel ndanë njohuri dhe praktika të avancuara mbi eficensën e prokurimit të përqendruar, sistemet dinamike të blerjeve, përdorimi i katalogjeve elektronikë në prokurime etj
📈 Ky workshop ishte një mundësi e shkëlqyer për të rritur kapacitetet dhe njohuritë e stafit të OBP-së.
🇪🇺TAIEX është instrumenti i Asistencës Teknike dhe Shkëmbimit të Informacionit i Komisionit Evropian. TAIEX mbështet administratat publike në lidhje me përafrimin, zbatimin dhe forcimin e legjislacionit të BE-së, si dhe lehtësimin e shkëmbimit të praktikave më të mira të BE-së.