Njoftim për aplikim për ekspert të jashtëm Inxhinier Përpunim Druri

(angazhim me kontratë shërbimi)

Në zbatim të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, VKM Nr. 531, datë 7.9.2023 “Për krijimin e shoqerisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a,  për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësise”, pika 18 gërma (ç), VKM Nr. 768, datë 13.12.2024 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 531, datë 7.9.2023, të Këshillit të Ministrave”, në kuadër të rishikimit të katalogut me objekt “Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim”, OBP sh.a., kërkon një ekspert: në fushën e Inxhinierisë Përpunim Druri për t’u përfshirë në grupin e punës mbi unifikimin e specifikimeve teknike për këtë objekt prokurimi.

Eksperti duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:

1.Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën e Inxhinierisë Përpunim Druri;

2.Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune (eksperiencat e ngjashme përbëjnë avantazh);

3. E preferueshme të ketë çertifikime pasuniversitare në fushën e dizajnit dhe teknologjisë së mobilimit;

Kandidati duhet të paraqesë dokumetacionin brenda datës 17.01.2025 në Opetatori i Blerjeve të Përqendruara në adresën: Operatori i Blerjeve të Përqendruara Rruga “Reshit Çollaku” Godina Nr.6/337, (në krah të Gjykatës së Lartë),Tiranë , ose në adresën: [email protected] këto dokumente:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Jetëshkrim i përditësuar (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës;  
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);