OBP publikon raportin e vitit 2024

Raporti i publikuar nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara për vitin 2024, tregon një rezultat të rëndësishëm për procedurat e prokurimit të zhvilluara gjatë 8 mujorit të funksionimit të OBP-së.
OBP ka pasur një rol të rëndësishëm në mbështetje të institucioneve shtetërore për të siguruar që fondet publike të shpenzohen në mënyrë transparente dhe efikase.
Kursimi i 17.5 milion euro është një rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për të rritur eficiencën duke kontribuar në një menaxhim më të mirë të buxhetit të shtetit.
Ky kursim i buxhetit është një tregues i drejtpërdrejtë i përmirësimit të procesit të prokurimit, duke siguruar që shpenzimet të jenë në përputhje me nevojat reale të institucioneve dhe të jenë të përputhshme me praktikat më të mira ndërkombëtare të menaxhimit të fondeve publike.
📊Statistikat i referohen periudhës 25.04.2024 – 31.12.2024.