Një ditë intensive takimesh në Lisbonë me përfaqësuesit e OBP, znj. Arjeta Mustafa dhe z. Frenkli Hasimllari, në kuadër të projektit për modernizimin e sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri.
Gjatë vizitës në IMPIC dhe Tribunal de Contas, u diskutuan praktikat më të fundit në përdorimin e Inteligjencës Artificiale në prokurimet publike, duke u fokusuar në përmirësimin e transparencës dhe efikasitetit të sistemit.
Palët ndanë përvojat e tyre mbi implementimin e teknologjive të reja, me theks të veçantë në përpunimin e të dhënave dhe ndërtimin e sistemeve të avancuara të kontrollit.
Falënderime për mikpritjen dhe ndarjen e ekspertizës së vlefshme me Grupin e Punës nga Shqipëria, që është duke hartuar projektin e sistemit të ri të prokurimeve publike me bazë AI.







