OBP, partner i besuar i Ambasadës Britanike për prokurimet e donacioneve

Handshake Business Men Concept

Në zyrat e OBP pritëm përfaqësues të Ambasadës Britanike, të cilët shprehën besimin dhe kërkuan zyrtarisht bashkëpunim për realizimin e prokurimeve të donacioneve të dedikuara sistemit penitenciar shqiptar.
🤝 Ky angazhim i ri vjen si rezultat i vlerësimit të kapaciteteve profesionale dhe integritetit të OBP-së, duke shënuar një bashkëpunim përtej detyrimeve ligjore.
✅ Falënderojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve për vendimin që, megjithëse jashtë kuadrit të VKM-së, t’i besojë OBP-së realizimin e këtyre procedurave.
🔗 Një tjetër dëshmi e rolit të OBP si institucion kyç në menaxhimin e fondeve strategjike dhe partner i besuar në projektet që synojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e kushteve në sistemin penitenciar.
#MEKi #OBP