Në zbatim Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, si dhe në zbatim të VKM-së nr. 531 datë 07.09.2023 “Per krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Perqëndruara” Sh.a për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë“, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Specialist Marketingu në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse
Specialisti i marketingut është përgjegjës për planifikimin, zhvillimin dhe zbatimin e strategjive dhe fushatave të marketingut për të mbështetur arritjen e objektivave të shoqërisë.
Detyrat kryesore të pozicionit të punës konsistojnë si më poshtë:
- Ndjek dhe menaxhon prezencën e shoqërisë në platformat e mediave sociale, ku përfshihen hartimi i postimeve të rregullta. Ai përgjigjet ndaj pyetjeve dhe komenteve të ndjekësve, si dhe hartimin e strategjive për të rritur angazhimin dhe ndikimin në mediat sociale të OBP-së.
- Monitoron reputacionin dhe perceptimin e Shoqërisë në publik. Ndjek raportet në mediat sociale, dhe feedback-un e publikut për të identifikuar çdo çështje potenciale dhe për të zhvilluar strategji për ato.
- Përpilon strategji marketingu për rritjen e performancës tregtare të Shoqërisë.
KRITERE TË PËRGJITHSHME:
- Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi;
KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:
- Të ketë mbaruar studimet universitare në marketing, shkenca komunikimi, arte, shkenca sociale dhe të ngjashme me këto.
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose Master Profesional;
- Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune në fushën e marketingut;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup;
- Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office si dhe Web browser.
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin përmes postës brenda datës 13.09.2024 në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr 6/337,(në krah të Gjykatës së Lartë):
- Kërkesë për aplikim ku të shprehet qartë pozicioni për të cilin aplikohet;
- Jetëshkrimi i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike,etj. ( CV )
- Fotokopje e noterizuar e diplomës;
- Fotokopje të librezës së punës ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) ;
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
- Vërtetimin e aftësisë për punë.
Dokumentacioni do të administrohet në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.