Administrator

Znj. Arlinda Pogaj – Administratore e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
Znj. Arlinda Pogaj është emëruar Administratore e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara më 1 mars 2024. Ajo ka një karrierë të konsoliduar dhe të pandërprerë prej afro 20 vitesh në administratën publike, me fokus të vazhdueshëm dhe të specializuar në fushën e prokurimeve publike.
Znj. Pogaj është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës dhe mban një diplomë Master Profesional në të Drejtën Civile nga Universiteti “Justiniani I”. Prej vitit 2007 është e licencuar si avokate nga Dhoma e Avokatisë Tiranë.
Gjatë karrierës së saj, ajo ka mbajtur pozicione kyçe në institucione të rëndësishme publike si Bashkia e Tiranës, Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor. Në çdo rol, ajo ka qenë e përfshirë në menaxhimin, planifikimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha procedurave të prokurimeve publike, duke ndërtuar një profil të spikatur profesional në këtë fushë.
Përvoja e saj shumëvjeçare, integriteti profesional dhe angazhimi i vazhdueshëm e bëjnë Znj. Pogaj një nga profesionistet më të kualifikuara në fushën e prokurimeve publike në Shqipëri.