Institucionet Publike vlerësojnë maksimalisht shërbimet e OBP

Në kuadër të angazhimit për përmirësim të vazhdueshëm të shërbimeve, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka realizuar një anketë me institucionet publike që kanë përfituar nga shërbimet e prokurimit të përqendruar.
Në këtë proces morën pjesë 172 klientë unikë, të cilët dhanë vlerësimin e tyre mbi disa aspekte kryesore, si:
✔️ Shpejtësia dhe transparenca e procedurave të prokurimit;
✔️ Komunikimi dhe bashkëpunimi me stafin e OBP;
✔️ Lehtësia në përdorimin e katalogjeve të produkteve dhe shërbimeve;
✔️ Përfitimet konkrete nga bashkëpunimi me OBP, në aspektin e eficiencës dhe optimizimit të kostove.
Me kënaqësi prezantojmë rezultatet e anketës, të cilat tregojnë se institucionet publike kanë shprehur një nivel të lartë vlerësimi për shërbimet e ofruara nga OBP. Njëkohësisht, janë adresuar edhe sugjerime të vlefshme për përmirësime të mëtejshme, të cilat OBP do t’i marrë parasysh në funksion të rritjes së cilësisë dhe efektivitetit të shërbimeve.