Njoftim për punësim: Koordinator i Shqyrtimit dhe Vlerësimit të Ofertave (Profili Inxhinier)

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, VKM-së nr. 531 datë 07.09.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Perqëndruara” Sh.a për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë” si dhe në zbatim të VKM-së nr. 504 datë 10.09.2025 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 531 datë 07.09.2025”, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Koordinator i Shqyrtimit dhe Vlerësimit të Ofertave (profili inxhinier) në Drejtorinë e Shqyrtimit dhe Vlerësimit të Ofertave.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:

Koordinator i Shqyrtimit dhe Vlerësimit të Ofertave organizon dhe menaxhon procesin e shqyrtimit të ofertave për produkte dhe shërbime për pajisjet mjekësore. Ai vlerëson ofertat e operatorëve ekonomikë, krahason çmimet, kontrollon përputhshmërinë me standardet sipas ligjeve në fuqi.

Detyrat kryesore konsistojnë si më poshtë:

  • Merr pjesë në komisionet e ngritura nga titullari i organit qëndror blerës (OBP) dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave teknike dhe financiare për shërbime e pajisje mjekësore të paraqitura nga operatorët ekonomikë në procedurat e prokurimit që zhvillon organi qëndror blerës;
  • Analizon dhe vlerëson ofertat e operatorëve ekonomikë sipas legjislacionit në fuqi për prokurimet publike;
  • Siguron që dokumentacioni i ofertuesve të jetë i plotë, korrekt dhe në përputhje me kriteret ligjore e teknike;
  • Monitoron afatet dhe siguron që çdo hap i procesit të përfundohet në kohë sipas kërkesave ligjore;
  • Merr vendime konstante në përputhje me detyrat e ngarkuara;
  • Raporton dhe përgjigjet direkt tek drejtori i drejtorisë;
  • Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga titullari i institucionit, në përputhje me profilin e tij.

KRITERE TË PËRGJITHSHME:

  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi.

KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në Degën e Inxhinierisë, Biomedical, Elektronike dhe fusha të ngjashme me këto ;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose Master Profesional;
  • Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune. Avantazh kanë kandidatët me eksperiencë në fushën e prokurimit;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup;
  • Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office si dhe Web browser.

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin përmes postës brenda datës 08.10.2025 në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr 6/337,(në krah të Gjykatës së Lartë), këto dokumente:

  • Kërkesë për aplikim ku të shprehet qartë pozicioni për të cilin aplikohet
  • Jetëshkrimi i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike,etj. ( CV )
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës
  • Fotokopje të librezës së punës ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
  • Vërtetimin e aftësisë për punë

Dokumentacioni do të administrohet në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.