Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, VKM-së nr. 531 datë 07.09.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Perqëndruara” Sh.a për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë” si dhe në zbatim të VKM-së nr. 504 datë 10.09.2025 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 531 datë 07.09.2025”, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:
Koordinator Vlerësimi i Ofertave (profili IT) në Drejtorinë e Shqyrtimit dhe Vlerësimit të Ofertave.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:
Koordinatori i Vlerësimit të Ofertave në fushën e IT është përgjegjës për shqyrtimin, analizimin dhe vlerësimin e ofertave teknike dhe financiare të paraqitura nga operatorët ekonomikë në procedurat e prokurimit publik, duke siguruar që ato të jenë në përputhje me kriteret teknike të përcaktuara, standardet ligjore dhe kërkesat specifike të fushës së teknologjisë së informacionit.
Detyrat kryesore konsistojnë si më poshtë:
- Merr pjesë në komisionet e ngritura nga titullari i organit qëndror blerës (OBP) dhe është përgjegjës për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave teknike dhe financiare në fushën e teknologjisë së informacionit (IT), të paraqitura nga operatorët ekonomikë në procedurat e prokurimit që zhvillon organi qëndror blerës.
- Analizon dhe vlerëson ofertat teknike të operatorëve ekonomikë për pajisje, sisteme apo shërbime IT;
- Zbaton legjislacionin në fuqi për prokurimet publike, si dhe standardet dhe praktikat e aplikuara në fushën e IT-së;
- Siguron që dokumentacioni i ofertuesve të jetë i plotë, korrekt dhe në përputhje me kriteret ligjore e teknike.
- Monitoron afatet dhe siguron që çdo hap i procesit të përfundohet në kohë sipas kërkesave ligjore.
- Merr vendime konstante në përputhje me detyrat e ngarkuara;
- Raporton dhe përgjigjet direkt tek drejtori i drejtorisë;
- Kryen çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga titullari i institucionit, në përputhje me profilin IT.
KRITERE TË PËRGJITHSHME:
- Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi.
KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:
- Të ketë mbaruar studimet niversitare në IT, Shkenca kompjuterike, Teknologji Informacioni ose në fusha të ngjashme me këto;
- Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose Master Profesional;
- Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune. Avantazh kanë kandidatët me eksperincë në fushën e prokurimit;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup;
- Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office si dhe Web browser.
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin përmes postës brenda datës 01.10.2025 në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr 6/337,(në krah të Gjykatës së Lartë), këto dokumente:
- Kërkesë për aplikim ku të shprehet qartë pozicioni për të cilin aplikohet
- Jetëshkrimi i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike,etj. ( CV )
- Fotokopje e noterizuar e diplomës
- Fotokopje të librezës së punës ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka)
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka)
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore
- Vërtetimin e aftësisë për punë
Dokumentacioni do të administrohet në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.