Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, VKM-së nr. 531 datë 07.09.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Perqëndruara” Sh.a për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë” si dhe në zbatim të VKM-së nr. 504 datë 10.09.2025 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 531 datë 07.09.2025”, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpall konkurimin për vend të lirë pune:
Për studentët e ekselencës.
Përshkrimi i përgjithshëm i punës si më sipër është:
Përgjegjës për përpunimin dhe administrimin e praktikave/kërkesave të autoriteteve kontraktore, që kanë si objekt prokurimin e mallrave (p.sh. automjete, karburant, materiale kancelarie, orendi, pajisje mobilimi, materiale pastrimi etj.) dhe shërbimeve (p.sh. gatim dhe shpërndarje ushqimi, pastrim, lavanderi, riparim dhe mirëmbajtje automjetesh etj).
Detyrat kryesore konsistojnë si më poshtë:
- Përpunon dhe administron praktikat/kërkesat e autoriteteve kontraktore për prokurim
- Verifikon përputhshmërinë ligjore të kërkesave të paraqitura;
- Trajton me përgjegjshmëri dhe brenda afateve praktikat e deleguara nga përgjegjësi i sektorit;
- Raporton periodikisht mbi ecurinë e realizimit të detyrave;
- Merr pjesë në zhvillimin e procedurave të prokurimit të ngritura nga titullari dhe zbaton me korrektësi detyrimet ligjore përkatëse.
- Promovimi i inovacionit dhe efikasitetit;
- Krijimi i një kulture organizative të bazuar në meritë dhe rezultate;
Kritere të përgjithshme
- Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
- Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi.
KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:
- Të ketë mbaruar studimet Universitare në ciklin e parë ose të dytë të arsimit të lartë duke filluar nga viti 2021 e në vijim, në profilin e Drejtësisë, Ekonomisë ose fusha të ngjashme me këto;
- Mesatarja e ponderuar duhet të jetë 9.00-10.00 ose ekuivalente me të;
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup;
- Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office si dhe Web browser.
PARAQITJA E DOKUMENTEVE:
Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin përmes postës brenda datës 25.09.2025 në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr 6/337,(në krah të Gjykatës së Lartë) këto dokumenta:
- Kërkesë për aplikim ku të shprehet qartë pozicioni për të cilin aplikohet;
- Jetëshkrimi i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike,etj. (CV) ;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës;
- Fotokopje të librezës së punës ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
- Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) ;
- Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) ;
- Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
- Vërtetimin e aftësisë për punë.
Dokumentacioni do të administrohet në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.