Njoftim për punësim: Specialist në Sektorin Teknik të Shërbimeve (Profili Inxhinier)

Në zbatim të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, VKM-së nr. 531 datë 07.09.2023 “Për krijimin e shoqërisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Perqëndruara” Sh.a për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë” si dhe në zbatim të VKM-së nr. 504 datë 10.09.2025 “Për disa ndryshime në vendimin nr. 531 datë 07.09.2025”, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpall konkurimin për vend të lirë pune në pozicionin:

Specialist në Sektorin Teknik të Shërbimeve (profili inxhinier) në Drejtorinë Teknike.

Përshkrimi i përgjithshëm i punës për pozicionin si më sipër është:

Specialist në Sektorin Teknik të Shërbimeve (profili inxhinier) në Drejtorinë Teknike përpunon praktikat/kërkesat e autoriteteve kontraktore që lidhen me prokurimin për blerjen, dhe mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore, duke ofruar mbështetje profesionale sipas nevojave dhe detyrave të përcaktuara nga institucioni.

Detyrat kryesore konsistojnë si më poshtë:

  • Përpunon praktikat/kërkesat që dërgohen nga autoritetet kontraktore për prokurim, kryesisht mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore;
  • Verifikon kërkesat e autoriteteve kontraktore lidhur me përputhshmërinë ligjore;
  • Trajton me përgjegjshmëri dhe në afat, praktikat e dhëna për ndjekje nga përgjegjësi i sektorit;
  • Identifikon mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të procedurave dhe teknikave të punës;
  • Ndjek zbatimin e kontratave që lidhen me mirëmbajtjen e pajisjeve mjekësore dhe raporton në mënyrë periodike për ecurinë e tyre.
  • Merr pjesë në zhvillimin e procedurave të prokurimit të ngritura nga titullari dhe zbaton me përgjegjshmëri detyrat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi;

Kritere të përgjithshme

  • Të ketë integritet të lartë profesional dhe moral;
  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë;
  • Të mos jetë në hetim dhe në proces gjykimi.

KRITERET E VEÇANTA QË DUHET TË PLOTËSOJË KANDIDATI:

  • Të ketë mbaruar studimet universitare në Degën e Inxhinierisë, Biomedical, Elektronike dhe fusha të ngjashme me këto ;
  • Të zotërojë diplomë të nivelit Master Shkencor ose Master Profesional;
  • Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë pune. Avantazh kanë kandidatët me eksperincë në fushën e prokurimit;
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup;
  • Të përdorë shumë mirë paketën Microsoft Office si dhe Web browser.

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë dokumentacionin përmes postës brenda datës 08.10.2025 në Operatorin e Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr 6/337,(në krah të Gjykatës së Lartë) këto dokumenta:

 

  • Kërkesë për aplikim ku të shprehet qartë pozicioni për të cilin aplikohet;
  • Jetëshkrimi i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike,etj. (CV) ;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës;
  • Fotokopje të librezës së punës ose dokument i ngjashëm për të vërtetuar përvojën e punës;
  • Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka) ;
  • Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja (nëse ka) ;
  • Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
  • Vërtetimin e aftësisë për punë.

Dokumentacioni do të administrohet në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.