Njoftim për aplikim për ekspert të jashtëm Inxhinier Tekstile dhe Modë

Në zbatim të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik” të ndryshuar, VKM Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar, VKM Nr. 531, datë 7.9.2023 “Për krijimin e shoqerisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a,  për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësise” të ndryshuar, pika 18 gërma (c), “ OBP sh.a., në kuadër të zhvillimit të procedurës së prokurimit me objekt “Blerje disa artikuj për uniformë veshmbathje të Forcave të Armatosura”, kërkon dy ekspertë: në fushën e Inxhinierisë Tekstile dhe Modë.

-Një ekspert të Inxhinierisë Tekstile dhe Modë si anëtar i Njësisë së Prokurimit.

-Një ekspert të Inxhinierisë Tekstile dhe Modë si anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Detyrat që do të ushtrojë secili prej eksperteve, sipas pozicioneve që do të aplikojnë, janë të përcaktuara në VKM Nr. 285, datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” të ndryshuar.

Eksperti duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:

1.Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën e Inxhinieri Tekstile dhe Modë;

2.Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune (eksperiencat e ngjashme përbëjnë avantazh);

3. E preferueshme të ketë çertifikime pasuniversitare në fushën e inxhinierisë tekstile;

Kandidati duhet të paraqesë dokumetacionin brenda datës 06.01.2025 pranë Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku” Godina Nr.6/337, (në krah të Gjykatës së Lartë),Tiranë , ose në adresën: [email protected] këto dokumente:

  • Kërkesën për aplikim;
  • Jetëshkrim i përditësuar (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës; 
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Çertifikime pasuniversitare në fushën e inxhinierisë tekstile në rast se ka të tilla;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);