Ekipi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara zhvilloi një vizitë studimore dhe bashkëpunimi pranë organit qendror të prokurimit publik italian, CONSIP, së bashku me përfaqësues të Agjencisë së Prokurimit Publik.
Gjatë takimit, ekspertët e CONSIP prezantuan në mënyrë gjithëpërfshirëse kuadrin ligjor dhe rregullator të Italisë për prokurimin publik, platformën kombëtare MePA, sistemin dinamik të blerjeve dhe e-Marketplace-in shtetëror, duke ndarë përvoja konkrete mbi mënyrën sesi digjitalizimi dhe centralizimi i prokurimeve kontribuojnë në transparencë, efikasitet dhe kursim të fondeve publike.
Mirënjohje dhe falënderime të veçanta për mikpritjen e ngrohtë dhe bashkëpunimin e frytshëm ndaj ekipit të CONSIP, një shembull frymëzues i partneritetit institucional në shërbim të modernizimit të prokurimit publik.




