Operatori i Blerjeve të Përqendruara zhvillon një vizitë studimore në organin qendror blerës në Austri, Bundesbeschaffung GmbH (BBG)

Stafet e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara dhe Agjencisë së Prokurimit Publik realizuan një vizitë studimore në organin qendror blerës në Austri, Bundesbeschaffung GmbH (BBG), në kuadër të shkëmbimit të përvojave dhe forcimit të kapaciteteve institucionale në fushën e prokurimeve publike të përqendruara.

Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e OBP dhe APP patën mundësinë të njihen nga afër me modelin austriak të prokurimeve qendrore, strukturën dhe mënyrën e funksionimit të BBG-së, si dhe me praktikat më të mira që sigurojnë efikasitet, transparencë dhe kursim të fondeve publike.

Vizita studimore ndër të tjera konsistoi në diskutime konkrete mbi përdorimin e platformave digjitale për zhvillimin e procedurave të prokurimit të përqendruar.

Kjo vizitë përbën një hap tjetër të rëndësishëm sa i përket zbatimit të praktikave të suksesshme të vendeve të BE-së në Shqipëri.