“30 vjet Prokurime Publike në Shqipëri”

Operatori i Blerjeve të Përqendruara mori pjesë në konferencën e organizuar nga Agjencia e Prokurimit Publik me rastin e 30 vjetorit të Prokurimeve Publike në Shqipëri.
Në praninë e Kryeministrit, përfaqësuesve të institucioneve kombëtare, partnerëve ndërkombëtarë, si dhe profesionistëve të fushës së prokurimit, u diskutuan zhvillimet, sfidat dhe vizioni për të ardhmen. Në fjalën e tij, Kryeministri Rama theksoi gjithashtu se OBP do të kthehet në një institucion të nivelit të lartë të ekspertizës për sa i përket prokurimeve në vendin tonë.
Në këtë konferencë, stafi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara u vlerësua përmes dy çmimeve të mundësuara nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për:
• Edona Daçi – internship pranë zyrave të BERZH në Londër
• Erion Goduni – Master në fushën e prokurimeve në Universitetin Tor Vergata, Romë