Në zbatim të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, të Vendimit Nr. 531, datë 7.9.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e shoqerisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a, për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë”, pika 18 gërma (c) ku citohet se: “OBP sh.a., për nevojat e saj mund të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me ekspertë të fushave të ndryshme, sipas legjislacionit në fuqi”, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpall njoftimin për ekspertë të jashtëm në fushat:
- Inxhinier elektrik;
- Inxhinier mekanik;
- Inxhinier tekstili dhe mode;
- Inxhinier i përpunimit të drurit;
- Inxhinier agroushqimor;
- Inxhinier kimist;
- Inxhinier Biomedical;
- Inxhinier elektronik/shkenca kompjuterike/teknologji informacioni” ose ekuivalent me eksperiencë në pajisjet mjekësore;
- Inxhinier mjedisi;
- Inxhinier ndërtimi;
- Inxhinier gjeodet;
- Inxhinier Hidroteknik;
- Ekspert për lëndët biocide/ desinfektuese/ dezinsektuese/ deratizuese për përdorim në shëndetin publik;
- Ekspert Vlerësimi i Pasurive të Paluajtshme;
- Ekspert në Restaurim Monumentesh Kulture;
- Ekspert Kontabël i Regjistruar;
- Ekspert Fiskal;
- Ekspert zjarrëfikës;
- Inxhinier Topograf;
- Arkitekt;
- Inxhinier Gjeolog;
- Inxhinier Gjeomjedisi;
- Informatikë – Ekonomike/Teknologji Informacioni;
- Auditues për eficencën e energjisë në profilet: Ndërtesa; Procese industriale; Transport; Menaxher të energjisë,
- Farmakolog;
- Farmacist Industrial;
- Mjek Ortoped, Kardiolog, Okulist, Imazherist, Gjinekolog;
- Ekspert Higjiene dhe Mjedisi.
Laboratorë të akredituar në fusha si:
- Gjeomatikë dhe gjeodezi;
- Testim i materialeve të ndërtimit;
- Testimi i ujit, ajrit, zhurmave dhe tokës;
- Testimi i matësave të ujit dhe elektrik;
- Testim i analizave të ushqimeve si buka, mishi, fruta, perime, qumështit dhe nënprodukteve të tij;
- Testimi i letrës;
- Testimi i tekstileve;
- Testim i pajisjeve elektrike/elektronike.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën ku ai do të konkurrojë;
- Të ketë liçensë në fushat ku ligji parashikon pajisjen me të;
- Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune.
Laboratorët
Duhet të jenë të akredituar/licencuar në përputhje me ligjin në fuqi
Kandidati mund të dorëzojë dokumetacionin brenda datës 01.09.2026, në ambientet e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr.6/337, (në krah të Gjykatës së Lartë), Tiranë si dhe në adresën e e-mailit: [email protected] ose të ngarkojë në adresën e web-it: www.obp.al, në rubrikën “Njoftime”, këto dokumente :
- Kërkesën për aplikim;
- Jetëshkrim i përditësuar (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës;
- Fotokopje të librezës së punës;
- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID).
BASHKËNGJITUR GJENI DOKUMENTIN E NJOFTIMIT: