NJOFTIM PËR APLIKIM PËR EKSPERTË TË JASHTËM DHE LABORATORË TË AKREDITUAR PËR VITIN 2026-2027

Në zbatim të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, të Vendimit Nr. 531, datë 7.9.2023 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e shoqerisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a,  për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë”, pika 18 gërma (c) ku citohet se: “OBP sh.a., për nevojat e saj mund të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me ekspertë të fushave të ndryshme, sipas legjislacionit në fuqi”, Operatori i Blerjeve të Përqendruara shpall njoftimin për ekspertë të jashtëm në fushat:

  • Inxhinier elektrik;
  • Inxhinier mekanik;
  • Inxhinier tekstili dhe mode;
  • Inxhinier i përpunimit të drurit;
  • Inxhinier agroushqimor;
  • Inxhinier kimist;
  • Inxhinier Biomedical;
  • Inxhinier elektronik/shkenca kompjuterike/teknologji informacioni” ose ekuivalent me eksperiencë në pajisjet mjekësore;
  • Inxhinier mjedisi;
  • Inxhinier ndërtimi;
  • Inxhinier gjeodet;
  • Inxhinier Hidroteknik;
  • Ekspert për lëndët biocide/ desinfektuese/ dezinsektuese/ deratizuese për përdorim në shëndetin publik;
  • Ekspert Vlerësimi i Pasurive të Paluajtshme;
  • Ekspert në Restaurim Monumentesh Kulture;
  • Ekspert Kontabël i Regjistruar;
  • Ekspert Fiskal;
  • Ekspert zjarrëfikës;
  • Inxhinier Topograf;
  • Arkitekt;
  • Inxhinier Gjeolog;
  • Inxhinier Gjeomjedisi;
  • Informatikë – Ekonomike/Teknologji Informacioni;
  • Auditues për eficencën e energjisë në profilet: Ndërtesa; Procese industriale; Transport; Menaxher të energjisë,
  • Farmakolog;
  • Farmacist Industrial;
  • Mjek Ortoped, Kardiolog, Okulist, Imazherist, Gjinekolog;
  • Ekspert Higjiene dhe Mjedisi.

Laboratorë të akredituar në fusha si:

  • Gjeomatikë dhe gjeodezi;
  • Testim i materialeve të ndërtimit;
  • Testimi i ujit, ajrit, zhurmave dhe tokës;
  • Testimi i matësave të ujit dhe elektrik;
  • Testim i analizave të ushqimeve si buka, mishi, fruta, perime, qumështit dhe nënprodukteve të tij;
  • Testimi i letrës;
  • Testimi i tekstileve;
  • Testim i pajisjeve elektrike/elektronike.

Kandidati duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në fushën ku ai do të konkurrojë;
  2. Të ketë liçensë në fushat ku ligji parashikon pajisjen me të;
  3. Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune.

Laboratorët

Duhet të jenë të akredituar/licencuar në përputhje me ligjin në fuqi

Kandidati mund të dorëzojë dokumetacionin brenda datës 01.09.2026, në ambientet e Operatorit të Blerjeve të Përqendruara në adresën: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr.6/337, (në krah të Gjykatës së Lartë), Tiranë si dhe në adresën e e-mailit: [email protected] ose të ngarkojë në adresën e web-it: www.obp.al, në rubrikën “Njoftime”, këto dokumente :

  • Kërkesën për aplikim;
  • Jetëshkrim i përditësuar (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID).

 

BASHKËNGJITUR GJENI DOKUMENTIN E NJOFTIMIT: