Ftesë për ofertë “Përzgjedhje e konsulentëve të jashtëm për hartimin e studimit të fizibilitetit për projektin ‘Për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Gjirokastrës’”.

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) fton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertat e tyre financiare në kuadër të realizimit të studimit të tregut për objektin e sipërcituar.
Ky njoftim bëhet në mbështetje të neneve 34 dhe 35 të Ligjit nr. 162, datë 23.12.2020, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar; neneve 12, 13 dhe 76 të VKM-së nr. 285, datë 19.05.2021, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar; VKM-së nr. 531, datë 07.09.2023, “Për krijimin e Shoqërisë Aksionare Shtetërore ‘Operatori i Blerjeve të Përqendruara’ sh.a., për kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, ministrive dhe institucioneve të varësisë”, i ndryshuar, si dhe VKM-së nr. 245, datë 17.04.2024.
Bashkëngjitur do gjeni:
– Njoftimi për studim tregu;
– Formulari i ofertës;
– Termat e referencës, mbi bazën e të cilave duhet të përgatitet oferta.

Ju lutemi, të paraqisni ofertën tuaj përpara datës 29.10.2026, në adresën e email-it [email protected] ose përmes postës drejtuar Operatorit të Blerjeve të Përqendruara me adresë: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr.6/337, Tiranë (në krah të Gjykatës së Lartë).