NJOFTIM PËR APLIKIM PËR EKSPERT TË JASHTËM INXHINIER TEKSTILE DHE MODË

 

Në zbatim të ligjit nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik”, VKM Nr. 531, datë 7.9.2023 “Për
krijimin e shoqerisë aksionare shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” sh.a, për
kryerjen e procedurave të veçanta të prokurimit publik, në emër dhe për llogari të
Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësise”, pika 18 gërma (ç), “ OBP sh.a., në
kuadër të unifikimit dhe standartizimit të specifikimeve teknike dhe hartimit të katalogut të
objektit të prokurimit “ Blerje materialesh të buta dhe veshmbathje”, kërkon një ekspert: në
fushën e Inxhinierisë Tekstile dhe Modë.

Eksperti duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:

  1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë në degën e Inxhinieri Teksitle dhe Modë;
  2. Të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune (eksperiencat e ngjashme përbëjnë avantazh);
  3. E preferueshme të ketë çertifikime pasuniversitare në fushën e inxhinierisë tekstile;

Kandidati duhet të paraqesë dokumetacionin brenda datës 07.07.2024 në Opetatori i Blerjeve të
Përqendruara në adresën: Ministria e Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit, Blv.“Dëshmorët e
Kombit” ,Tiranë , ose në adresën: [email protected] këto dokumente

  • Kërkesën për aplikim;
  • Jetëshkrim i përditësuar (CV), përfshirë të dhënat e kontaktit;
  • Fotokopje e noterizuar e diplomës;
  • Fotokopje të librezës së punës;
  • Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
  • Fotokopje të letërnjoftimit (ID);