OBP nis serinë e tryezave koordinuese

Takimi i parë u zhvillua me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe institucionet në varësi të saj, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e efikasitetit në proceset e prokurimit publik.
Gjatë tryezës u diskutua mbi rregullat e komunikimit institucional mes OBP dhe autoriteteve kontraktore, përdorimin e katalogëve me specifikime teknike dhe çmime të unifikuara, si dhe mbi nevojat konkrete të institucioneve për procedurat e prokurimit.
OBP do të vijojë organizimin e tryezave koordinuese me të gjitha institucionet përfituese, me qëllim rritjen e koordinimit ndërinstitucional dhe optimizimin e proceseve të përbashkëta të prokurimit.