OBP publikon buletinin mujor

Operatori i Blerjeve të Përqendruara publikon Buletinin Mujor të Veprimtarisë dhe Rezultateve për muajin korrik 2026, një pasqyrë e punës, performancës dhe zhvillimeve kryesore në prokurimin e përqendruar.

Buletini sjell korrikun në shifra, gjithashtu procedurat me ndikimin më të lartë financiar dhe institucional, ecurinë e procedurave të prokurimit, konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë, ankesat dhe anulimet, si dhe çështjet kryesore të evidentuara gjatë muajit.

Një tjetër arritje e rëndësishme është zhvillimi i platformës prokurimet.obp.al, për dërgimin online të kërkesave për prokurim nga autoritetet kontraktore.

Shfletoni Buletinin Mujor për t’u njohur më nga afër me rezultatet, zhvillimet dhe prioritetet e OBP-së.

Prokurojmë për Shqipërinë Evropiane!