Ftesë për ofertë “Blerje Liçenca për Software” Për Skemat Kombëtare për Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) fton të gjithë operatorët ekonomikë të interesuar të paraqesin ofertën e tyre për objektin:

“Blerje Licenca për Software” Për Skemat Kombëtare për Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural

Në mbështetje të nenit 34, 35 të Ligjit nr.162 datë 23.12.2020 “Për Prokurimin Publik”, i ndryshuar, neneve 12, 13 dhe 76 të VKM-së nr. 285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, i ndryshuar, pikës 13/5 të VKM-së Nr.531, datë 7.9.2023, “Për krijimin e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” SH.A., Për Kryerjen e Procedurave të Veçanta të Prokurimit, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë”, i ndryshuar.

Referuar VKM-së Nr.531, datë 7.9.2023, “Për krijimin e Shoqërisë Aksionare Shtetërore “Operatori i Blerjeve të Përqendruara” SH.A., Për Kryerjen e Procedurave të Veçanta të Prokurimit, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, Ministrive dhe Institucioneve të Varësisë”, i ndryshuar, pika 13/5, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, sh.a., në cilësinë e organit qendror blerës, do të kryej edhe përllogaritjen e vlerës së parashikuar të prokurimit, sipas legjislacionit në fuqi për prokurimin publik.

– Për sa më lart, kërkojmë nga ana juaj të na jepni një ofertë për shërbimin me objekt: “Blerje Licenca për Software”.

– Bashkëngjitur do gjeni formularin dhe tabelën e licensave per tu plotësuar nga operatori ekonomik- Ju lutemi, të paraqisni ofertën tuaj përpara datës 04.09.2026, në adresën e email-it [email protected] ose përmes postës drejtuar Operatorit të Blerjeve të Përqendruara me adresë: Rruga “Reshit Çollaku”, Godina Nr.6/337, Tiranë (në krah të Gjykatës së Lartë).

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!

*Klikoni më poshtë për të aksesuar formularin e ofertës:

KËRKESË PËR OFERTË ORIENTUESE