Java e Administratës Publike 2025

Sot, më 4 korrik 2025, në kuadër të Javës së Administratës Publike, u zhvillua aktiviteti me temë: “Prokurim që forcon besimin: nga nevoja në certifikim”, i organizuar nga Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, znj. Adea Pirdeni, në bashkëpunim me Agjencinë e Prokurimit Publik dhe Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA).
Ky aktivitet kishte në fokus nxitjen e reflektimit mbi sfidat dhe vizionin në fushën e prokurimit publik, me theks të veçantë te transparenca dhe certifikimi profesional.
🔹 Operatori i Blerjeve të Përqendruara, duke angazhuar profesionistët më të kualifikuar në fushën e prokurimeve publike, arriti rezultate të jashtëzakonshme në testimin e njohurive, ku të gjithë prokuruesit u vlerësuan mbi nivelin “Mesatar” ndërsa tre prej tyre morën titullin “Ekspert”, konkretisht:
1. Nertila Bici – 99/100 pikë
2. Erjon Goduni – 96/100 pikë
3. Elsa Canaliaj – 92/100 pikë
👥 Nëpërmjet angazhimit të përditshëm, ekipi ynë dëshmon edhe një herë se përfaqëson një staf të përkushtuar, me standarde të larta profesionale, i cili kontribuon thelbësisht në menaxhimin dhe zbatimin efikas të procedurave të prokurimit publik.