Publikohet për konsultim Draft-Katalogu “Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim”

Operatori i Blerjeve të Përqendruara sh.a., në kuadër të procesit të rishikimit të specifikimeve teknike të katalogut me objekt  “Blerje orendish dhe pajisjesh për mobilim”, ju fton të paraqisni komentet dhe sugjerimet tuaja mbi draft-katalogun e përgatitur, me fokus të veçantë edhe në Aneks-Katalogun me titull “Për disa artikuj mobilimi me kritere të ekonomisë rrethore “, si dhe në kategoritë e reja të shtuara “Blerje mobiljesh për institucionet spitalore”, “Blerje Pajisjesh Elektro-shtëpiake”, si dhe për artikujt e tjerë ekzistues.

Lutemi që komentet dhe sugjerimet tuaja të paraqiten deri më datë 30.09.2026, në mënyrë që të merren në konsideratë gjatë procesit të rishikimit dhe përmirësimit të specifikimeve teknike.