Publikohet për konsultim Draft-Katalogu “Blerje materialesh të ndryshme për pastrim”

Operatori i Blerjeve të Përqendruara sh.a., në kuadër të procesit të rishikimit të specifikimeve teknike të katalogut me objekt “Blerje materialesh të ndryshme për pastrim”, ju fton të paraqisni komentet dhe sugjerimet tuaja mbi draft-katalogun e përgatitur, me fokus të veçantë në kategorinë “Blerje detergjentë për nevoja spitalore”, si dhe për artikujt e tjerë ekzistues.

Lutemi që komentet dhe sugjerimet tuaja të paraqiten deri më datë 01.09.2026, në mënyrë që të merren në konsideratë gjatë procesit të rishikimit dhe përmirësimit të specifikimeve teknike.